Gjeoportali i AKP- së ka qasje 24 orë në ditë

Gjeoportali i AKP- së ka qasje 24 orë në ditë

Të nderuar shrytëzues,

Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë, në faqen e internetit ka publikuar https://ossp.katastar.gov.mk/OSSP/ planet kadastrore për të gjitha komunat kadastrore në Republikën e Maqedonisë, të cilat janë azhornuar rregullisht dhe janë në dispozicion .

Transakcionet pagesat e patundshmërive, Agjensia e Kadastrit të Patundshmërisë çdo ditë i regjistron , me kërkesë të palëve ose sipas detyrës zyrtare, në pajtim me Ligjin për kadastër të patundshmërisë. Njëkohësisht në bazën e të dhënave regjistrohen  të dhënat alfanumerike (lista e pronave) dhe të dhënat grafike (planet  kadastrore).

AKP ka bazën e të dhënave në lidhje me të dhënat kadastrore dhe i azhornon  më pak se një orë . Kjo do të thotë se të dhënat kadastrore (pronësisë) dhe planeve kadastrore, janë menjëherë në dispozicion, pa pagesë të te gjithë përmes portalit të AKP (OSSP ) https://ossp.katastar.gov.mk/OSSP/  Duke e  shfrytëzuar  paraqitjen grafike të planeve kadastrore, përmes numrit të parcelës kadastrore, të dhënat e pasurive të paluajtshme (parcelat, ndërtesat) dhe mbajtësit e së drejtës (pronarët e tyre) mund të kontrollohen.

Geoportali i të dhënave dhe shërbimet e  Agjencisë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë  ofron të dhëna, informacione dhe shërbime për qytetarët dhe përdoruesit profesional (kompani  gjeodezike private, noterët, avokatët, komunat, ministritë, etj). AKP përmes këtij sistemi, ofron ekuivalentin e  një sporteli . Portali ofron informacione, të dhëna dhe shërbime nga sistemi elektronik (EKAT), si dhe të dhënave nga sistemi informative gjeodezik kadastrorë  (SIGjK). Me këtë sistem thjeshtohet dhe përshpejtohet qasja në rrjedhën e informacionit dhe të dhënave për të gjithë përdoruesit.

Baza e të dhënave të AKP-së,në internet është në dispozicion 24 orë për të gjithë personat juridikë dhe fizikë në vend dhe jashtë vendit .