Konferenca e komitetit për banim dhe për administratë të tokave pranë Kombeve të Bashkuara

Konferenca e komitetit për banim dhe për administratë të tokave pranë Kombeve të Bashkuara

“Promovimi i qasjes për zhvillim të qëndrueshëm përmes implementimit të Deklaratës së Gjenevës të KB për zhvillim të qëndrueshëm dhe për banim”, ishte tema e konferencës që u mbajt në Vjenë më datën 12 dhe 13 prill të vitit 2o018. Organizatorët ishin qyteti i Vjenës dhe Komiteti për banime dhe për menaxhim me tokat për shtetet e Evropës dhe Azisë Lindore (UNECE). Ky komitet është nën patronatin e Kombeve të Bashkuara dhe në përbërjen e tij janë grupet për tregjet e patundshmërive (REM) si dhe grupi për menaxhim me tokat (WPLA).

Në këtë konferencë, në të cilën morri pjesë edhe delegacioni nga Agjencia për kadastrën e patundshmërive të Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e lartë të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, në institucionet ndërkombëtare si dhe organizatat që punojnë me menaxhimin e tokave dhe me kadastrën, më pas përfaqësuesit e universiteteve dhe të organizatave jo qeveritare, përfaqësues të sektorit privat si dhe përfaqësuesit e Komitetit për banime dhe për zhvillim urban pranë Kombeve të Bashkuara, përkatësisht të dy grupeve punuese që gjenden në përbërjen e tij.

Bashkëpunimi ndërkombëtarë ishte i theksuar si faktorë kryesorë për arritjen e përparimit, gjatë procesit të mundësimit të banimit përkatës dhe gjatë menaxhimit me tokat, për implementimin e Agjendës për vitin 2030, Agjendës së re Urbane dhe Konventës së OKB – së për zhvillim të qëndrueshëm dhe për banime. Po ashtu, në veçanti u theksua edhe rëndësia e proceseve në fushën e banimit dhe të menaxhimit me tokat që duhet të mbështeten mbi profesionalitetin dhe të përcillen me shfrytëzimin e përvojave dhe diturive ndërkombëtare. E gjithë kjo do të kontribuojë për një statistikë më transparente dhe për një debat publik për të gjitha aspektet e zhvillimit të banimit dhe menaxhimit me tokat.

Në konferencë u miratua edhe Porosia e Vjenës, se çdo individ duhet të gëzojë një jetë cilësore dhe banim dinjitoz, gjë që do të arrihet me shfrytëzimin e përvojave pozitive ndërkombëtare në fushën e banimit të qëndrueshëm, zhvillimit urban dhe menaxhimit me tokat.