U nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e projektit IMPULS

U nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e projektit IMPULS

Drejtorët e agjencive kombëtare për kadastër dhe gjeodezi nga rajoni, e nënshkruan marrëveshjen për vazhdimin e projektit IMPULS në takimin e tetë të këshillit drejtues, të mbajtur më datën 12 prill të vitit 2018.

Projekti IMPULS (Infrastruktura e të dhënave hapësinore të shteteve të Ballkanit Perëndimorë) është i financuar nga agjencia suedeze për zhvillim ndërkombëtarë (SIDA), dhe i njëjti ka për qëllim që ti përkrah agjencitë kombëtare për kadastra dhe gjeodezi në shtetet e rajonit, gjatë procesit të implementimit të direktivës INSPIRE.

Agjencia Suedeze për zhvillim ndërkombëtarë (SIDA) lejoi vazhdimin e përkohshëm njëvjeçarë të aktiviteteve projektuese deri në muajin dhjetor të vitit 2019.

Në mbledhjen u shqyrtua dhe u lejua raporti gjysmë vjetorë i aktiviteteve të projektit, nga muaji tetor i vitit 2017 deri në muajin mars të vitit 2018, i përpiluar nga ana e koordinatorëve kombëtarë dhe nga drejtori i projektit.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe për tekstin e Memorandumit për bashkëpunim rajonal, versioni final i së cilës do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhme të këshillit drejtues, i cili do të organizohet në suaza të konferencës së rregullt rajonale për kadastrën dhe infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore – SDI, e cila këtë vit do të mbahet në muajin maj në Budva të Malit të Zi.