Punëtoria e dytë rajonale për të dhënat gjeo – hapësinore në suaza të projektit rajonal SPATIAL

Punëtoria e dytë rajonale për të dhënat gjeo – hapësinore në suaza të projektit rajonal SPATIAL

Punëtoria e dytë rajonale për të dhënat gjeo – hapësinore, në suaza të projektit rajonal SPATIAL, është financuar nga ana ministria për punë të jashtme të Holandës, që ka të bëjë me Infrastrukturën Kombëtare për të dhënat hapësinore (NSDI) dhe direktivën INSPIRE, u mbajt më 4 dhe 5 prill të vitit 2018 në Mostar, të Bosnje dhe Hercegovinës.

Republika e Maqedonisë kishte përfaqësuesit e saj në këtë punëtori, në të cilën u përfshinë edhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Republikës Sërbska dhe përfaqësuesit nga Shqipëria, kurse në çastet e fundit pjesëmarrjen e anuluan përfaqësuesit nga Serbia dhe nga Kosova.

Tema e punëtorisë ishte NSDI dhe INSPIRE, kurse qëllimi ishte fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe organizative të organizatave të inkuadruara, për nga aspekti i rolit të tyre si zhvillues, menaxhues dhe bashkëpunëtorë të platformës IKDHH.

Përskaj shkëmbimit të njohurive dhe elaborimeve të dhëna që ishin në lidhje me përvojat evropiane dhe holandeze, u realizuan edhe punime në grupe, që në fund të shkëmbehen leksionet e mësuara si dhe u zhvilluan bisedime për hapat në të ardhmen.

Në suaza të punëtorisë u prezantuan përvojat e të gjithë pjesëmarrësve për nga aspekti i menaxhimit, financimit, teknikës, legjislativit, ndërtimit të kapaciteteve dhe shfrytëzimit të Infrastrukturës kombëtare për të dhënat hapësinore – NSDI.