Pjesëmarrja e AKP në punëtorinë e mbajtur në suaza të projektit IMPULS

Pjesëmarrja e AKP në punëtorinë e mbajtur në suaza të projektit IMPULS

Në periudhën nga 27 deri më 29 marsi i vitit 2018, përfaqësuesit e Agjencisë për kadastrën e patundshmërive të Republikës së Maqedonisë, morën pjesë në punëtorinë profesionale për infrastrukturën e të dhënave hapësinore (IDHH). Kjo punëtori u organizua në suaza të projektit IMPULS, dhe në të njëjtën morën pjesë koordinatorët kombëtarë të projektit IMPULS dhe koordinatorët kombëtarë të aktiviteteve IKDHH të shteteve nga rajoni.

Punëtoria u mbajt në selinë e kadastrës suedeze „Lantmateriet“ në Jevle – Suedi. Me këtë rast u prezantuan arritjet në fushën e infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore (IKDHH), për secilën nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë, që marrin pjesë në implementimin e projektit IMPULS.

 

Në punëtorinë, theksi iu vë aktiviteteve në lidhje me strukturën ekzistuese organizative të IKDHH, funksionimin e saj në praktikë, bashkëpunimi me subjektet në suaza IKDHH, si dhe propozimet për përmirësimet në kuptimin e koordinimit dhe komunikimit. Nga ana tjetër, konsultuesit suedez e prezantuan përmbajtjen e pyetësorit, përmes të cilit duhet të përkufizohet modeli përkatës për shkëmbimin e të dhënave, si dhe tabela për analizën e shpenzimeve dhe përfitimeve për IKDHH.

Shkëmbimi i informacioneve, mendimet dhe diskutimet e zhvilluara në lidhje me prezantimet e veçanta të çdo shteti pjesëmarrës në këtë projekt, si dhe risitë e prezantuara nga ana e konsultuesve suedez, do të kontribuojnë drejtë zhvillimit të organizimit të IKDHH.