Kumtesa për dhënien e provimit për gjeodetët e autorizuar

Kumtesa për dhënien e provimit për gjeodetët e autorizuar

Të nderuar,

Agjencia për kadastrën e patundshmërive, Ju njofton se gjatë muajit dhjetor të vitit 2017, do të mbahet sesioni i provimeve për dhënien e provimit për fitimin e autorizimit për gjeodetët e autorizuar.

Pjesa e parë e provimit do të mbahet më datën 12.12.2017, kurse pjesa e dytë e provimit do të mbahet më datën 28.12.2017.

Baza publike e pyetjeve dhe e studimeve të rastit, është në qasje në linkun vijues.

Dispozitat dhe literatura e nevojshme për dhënien e provimit, janë të përfshira në Programin për dhënien e provimit për fitimin e autorizimit për gjeodetët e autorizuar, të cilin mund ta gjeni në linkun vijues.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.