Fletë pronësia – Procedura për paraqitjen e kërkesës për çertifikatën e patundshmërisë në formë letre dhe mënyra për të siguruar një formë elektronike në listën e pronave

Fletë pronësia – Procedura për paraqitjen e kërkesës për çertifikatën e patundshmërisë në formë letre dhe mënyra për të siguruar një formë elektronike në listën e pronave

Me qëllim që të shfrytëzohen të dhënat nga Sistemi informues i Gjeodezisë – kadastrës, përmes organeve tjera shtetërore, shërbimeve publike dhe personave tjerë juridik (komunat, noterët, përmbaruesit, firmat private të gjeodezisë dhe etj.) në trajtë elektronike, palëve u llogaritet kompensimi në shumën prej 180 denarë për fletën e pronësisë.

Nëse dëshironi që të nxirrni fletën e pronësisë për pronën që posedoni dhe e cila është e regjistruar në kadastrën e patundshmërive, nevojitet që të drejtoheni në sportelin për pranime pranë Qendrës për kadastër të patundshmërive – Shkup ose deri te cilido Seksion për kadastër të patundshmërive në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe të parashtroni:

  • kërkesën në trajtë të shkruar;
  • dëshmi për pagesën e kompensimit të shërbimit:
    • në trajtë të letrës – 180 denarë,
    • në trajtë elektronike – 150 denarë (përmes Gjeoportalit distribues të AKP).

Pagesa mund të realizohet në sportelet e Kadastrës me kartelë pagesore në terminalin POS ose me fletë pagesën (formulari PP 50) në bankë ose në postë:

 

Merrni kërkesën (.pdf)
Blini fletën e pronësisë

 

E RËNDËSISHME:

Transakcionet pagesat e patundshmërive, Agjensia e Kadastrit të Patundshmërisë çdo ditë i regjistron, me kërkesë të palëve ose sipas detyrës zyrtare, në pajtim me Ligjin për kadastër të patundshmërisë. Njëkohësisht në bazën e të dhënave regjistrohen të dhënat alfanumerike (lista e pronave) dhe të dhënat grafike (planet kadastrore).

AKP ka bazën e të dhënave në lidhje me të dhënat kadastrore dhe i azhornon më pak se një orë. Kjo do të thotë se të dhënat kadastrore (pronësisë) dhe planeve kadastrore, janë menjëherë në dispozicion, pa pagesë të te gjithë përmes portalit të AKP (OSSP).

Më shumë detaje nëLINKUNnë vijim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.