Македонски
|
Shqip
|
English
REPUBLIKA E MAQEDONISË | AGJENCIA E KADASTRËS SË PASURISË SË PATUNDSHME
në fillim
për ne
shërbimet
legjislacion
harta
projekte
sektorët
Pyetje dhe Përgjigje
1. Si të regjistroj pasurinë time d.m.th. si të nxjerr fletë pronësinë?
2. Kam fletë poseduese, por të njëjtën nuk e pranojnë si dokument valid me të cilën do ta dëshmoj pronësinë mbi pasurinë time. Çfarë është dallimi mes fletë pronësisë dhe fletë posedimit?
3. Një kohë më të gjatë nuk mundem të nxjerr fletë pronësinë. Pse procedimi është aq i gjatë? Sa është afati ligjor për t’u përgjegjur në kërkesën e parashtruarshtruar?
4. Kur saktësisht qytetarët do të kenë shërbim më të shpejtë dhe më efikas nga Kadastri?
5. Pse AKPP-ja nuk i kryen punët nga lëmi i veprimtarisë operative gjeodezike, por këtë e bëjnë firmat private gjeodezike? Pse çmimi i individëve privat është më i lartë?
6. A e kontrollon AKPP-ja punën e firmave private gjeodezike?
7. Një shok më tha se për të kryer punë më shpejt duhet të jap mitë nëpunësit. Ku të paraqiten rastet e korrupsionit dhe a ndikon kjo te unë?
8. A ka të drejtë personi fizik të parashtroj kërkesë në lidhje me denacionalizimin?
9. Çfarë është regjistrimi veças dhe çfarë nevojitet për regjistrim veças?
10. Pse kadastri nuk i kryen matjet?
11. Si mund të marr informacione për lëndët e komisioneve të shkallës së dytë?
12. A mund të nxirret fletë pronësi në Shkup për pasuri të patundshme që gjendet në tjetër qytet?
13. Ku mund të marr informacione për procesin e privatizimit të tokës?
Pyetje:
Si të regjistroj pasurinë time d.m.th. si të nxjerr fletë pronësinë?
Përgjigje:
Që të dëshmoni se jeni pronar i një pasurie të caktuar të patundur (tokë, shtëpi, banesë, objekt afarist …) duhet të keni fletë pronësi në të cilën është regjistruar pasuria e juaj e patundshme. Regjistrimin e të drejtës mbi pasurinë tuaj të patundshme e kryen Agjencia e Kadastrës së Pasurisë së Patundshme (AKPP), përmes Qendrës së Kadastarit të Pasurisë së Patundshme- Shkup dhe 29 Sektorët Kadastral të pasurisë së patundshme në tërë territorin e Maqedonisë edhe atë sipas detyrës zyrtare (regjistrim pa pagesë) dhe me kërkesën tuaj (me shpagim). Procedura e regjistrimit pa pagesë është e thjeshtë – duhet vetëm të paraqiteni dhe të kryeni mbikëqyrje në të dhënat e pasurisë tuaj të patundshme në kohë të caktuar, datë dhe vend, të dhëna në shpalljen publike dhe t’i sillni të gjitha dokumentet me të cilën do të dëshmoni të drejtën tuaj të pronësisë. Këto janë: kontratë (të shitblerjes, të dhuratës, të tjetësimit, përkujdesje të përjetshme dhe ndarje të pasurisë gjersa jeton); vendim gjyqësor, kontratë apo vendim trashëgimie; dokumentacion ndërtimor - teknik me projekt, tapi e të tjera. Dokumentacioni i dorëzuar si dëshmi për regjistrim të së Drejtës tuaj duhet të jetë origjinal ose e vërtetuar në notar. Pas pranimit të dokumentacionit, po qe se e është e plotë dhe e rregullt dhe nuk ka kurrfarë ndalesa ligjore, pasuria juaj do të regjistrohet në Kadastrën e pasurisë së patundshme. Nëse për çfarëdo arsye, nuk jeni paraqitur në shpalljen publike dhe keni humbur mundësinë që pa pagesë të regjistroni pasurinë tuaj në kadastrin e pasurisë së patundshme ose pasuria juaj është e regjistruar në kadastrin e tokës, por dëshironi ta regjistroni në kadastrinë e pasurisë së patundshme për të marrë fletë pronësinë, këtë të drejtë do ta realizoni me anë të fletëparaqitjes tuaj të dorëzuar me tërë dokumentacionin, gjë që do të dëshmonjë të drejtën e pronësisë, për të cilën do të paguani një shumë të caktuar.
Lart
Pyetje:
Kam fletë poseduese, por të njëjtën nuk e pranojnë si dokument valid me të cilën do ta dëshmoj pronësinë mbi pasurinë time. Çfarë është dallimi mes fletë pronësisë dhe fletë posedimit?
Përgjigje:
Fletë pronësia është dokument publik me të cilën dëshmohet e drejta e shkruar e pronësisë dhe e drejta në të mira tjera të pasurisë së patundshme në pajtim me ligjin. Fletë pronësia përmban të dhëna të: parcelave kadastrale, ndërtesave dhe pjesë të veçuara të ndërtesës dhe objekte tjera, bartësitë e të drejtës së patundshmërisë, të drejtën e pronësisë dhe të drejtën të të mirave tjera të pasurisë së patundshme, si dhe të drejta tjera për regjistrim të parapara me ligj, e drejta juridike e regjistrimit, shuma e detyrimit të siguruar me të drejtën e pengut, parashkrim dhe shënim. Fleta poseduese përmban të dhëna për tokën, respektivisht për parcelën kadastrale dhe shfrytëzuesit e tyre në pajtim me Ligjin e matjes dhe kadastrit të tokës dhe e njëjta nuk është dëshmi e të drejtës së pronësisë.
Lart
Pyetje:
Një kohë më të gjatë nuk mundem të nxjerr fletë pronësinë. Pse procedimi është aq i gjatë? Sa është afati ligjor për t’u përgjegjur në kërkesën e parashtruarshtruar?
Përgjigje:
Nëse pasuria e juaj e paluajtshme është e regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme, me kërkesë tuajën e merrni fletë pronësinë po të njëjtën ditë. Por po qe se pasuria e juaj nuk është e regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme duhet të ngritni procedurë për regjistrim në kadastrin e pasurisë së patundshme që zgjat 15 ditë. Pas kalimit të afatit në bazë të kërkesës tuaj do të merrni fletë pronësinë.
Lart
Pyetje:
Kur saktësisht qytetarët do të kenë shërbim më të shpejtë dhe më efikas nga Kadastri?
Përgjigje:
Të punësuarit në Agjencinë e Kadastrit të Pasurisë së Patundshme (AKPP) intensivisht dhe seriozisht punojnë në përparimin bashkëkohor të tij me qëllim të ngritjes në një shërbim profesional, efikas dhe të shpejtë për qytetarët. Për këtë qëllim në rrjedh janë ndryshime të gjera të procedurave të punës, të raportit ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve, të transparencës dhe shmangies të të gjitha mundësive të keqpërdorimeve eventuale. Reformat e këtilla janë në zhvillim të vrullshëm. Tendencat e të punësuarve në Kadastër janë që shfrytëzuesit menjëherë të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm në kuadër të kompetencave të definuara ligjore dhe të kapaciteteve që momentalisht i ka në dispozicion institucioni.
Lart
Pyetje:
Pse AKPP-ja nuk i kryen punët nga lëmi i veprimtarisë operative gjeodezike, por këtë e bëjnë firmat private gjeodezike? Pse çmimi i individëve privat është më i lartë?
Përgjigje:
Në pajtueshmëri me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për matje, kadastar dhe regjistrim të të drejtave të pasurisë së patundshme më vitin 2005 ka filluar veprimtaria private gjeodezike për kryerjen e punëve gjeodezike operative(në terren) të matjes, me qëllim të përshpejtimit të procedurës për regjistrim në kadastrinë e pasurisë së patundshme. Një zgjidhje e këtillë ligjore parashihet edhe në Ligjin e ri të kadastrës së pasurisë së patundshme. Në sferën e veprimit të firmave private gjeodezike përfshihen: ndarje dhe bashkim të parcelave, incizim të ndryshimeve të shkaktuara nga ndërtime, mbindërtime të objekteve, përgatitje të të dhënave numerike, përgatitje të elaboratit gjeodezik për regjistrim në kadastrin e pasurisë së patundshme, përpunim të elaboratit gjeodezik për punët gjeodezike për destinime të veçanta të cilat janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e kadastrit të pasurisë së patundshme dhe ekspertizë. Sipas definicionit, sektori privat është më shumë i motivuar për kryerje të shpejtë dhe efikase të punëve në terren pasi që për kohë më të shkurtër kryen më shumë lëndë, që do të thotë fitim më i madh për ta. Gjeodetët privat për punën e tyre shpaguhen. Vlera e kompenzimit për shërbimet e kryera të gjeodezit përcaktohet sipas vëllimit dhe ndërlikimit të punës, largësia dhe kushtet në terren. Ndërhyrja e praktikës private gjeodezike krahas beneficionit të drejpërdrejtë për qytetarët kontribuon edhe në zvogëlimin e numrit të administrates shtetërore, që do të thotë kursim të arkës shtetërore, përshtatje me standardet e Bashkimit Evropian dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut.
Lart
Pyetje:
A e kontrollon AKPP-ja punën e firmave private gjeodezike?
Përgjigje:
Agjencia e Kadastrit të Pasurisë së Patundshme (AKPP) mbikëqyr ligjshmërinë e punës së tregtarëve individ – gjeodet dhe të shoqërive tregtare të autorizuara për veprimtari gjeodezike në proceset sipas detyrës zyrtare apo në kërkesë të palës. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes vërtetohet se a punon firma në pajtim me Ligjin dhe aktet nënligjore. Po qe se vërtetohet se ekzistojnë parregullësi dhe paligjshmëri në punën e firmave private gjeodezike, AKPP-ja do të sjellë vendim për marrje të licencës për kryerje të veprimtarisë gjeodezike. AKPP-ja kryen kontroll të vlershmërisë së të dhënave që i ka shfrytëzuar firma private gjeodezike, përmes verifikimit të elaborateve gjeodezike. Garancë plotësuese lidhur me angazhimin e firmës private gjeodezike është obligimi i firmës private para se të fillojë të punojë, të bëjë sigurimin prej përgjegjësisë për dëme që mund ta bëjnë ndaj personave të tretë gjatë kryerjes së punës.
Lart
Pyetje:
Një shok më tha se për të kryer punë më shpejt duhet të jap mitë nëpunësit. Ku të paraqiten rastet e korrupsionit dhe a ndikon kjo te unë?
Përgjigje:
Ne në Agjencinë e Kadastrit të Pasurisë së Patundshme (AKPP) jemi plotësisht të vetëdijshëm se në opinion është i përhapur mendimi se për të kryer një punë në Kadastër duhet e të japësh ryshfet. Për të tejkaluar këtë gjendje, ka një kohë që funksionon linja telefonik pa pagesë 0800 80 800, ku qytetarët mund të paraqesin raste të korrupsionit dhe të tregojë nëpunësin, i cili u ka kërkuar mitë. Diskrecioni i kësaj thirrjeje është i garantuar. Në këtë mënyrë ne i nxisim qytetarët që të marrin guxim të na ndihmojnë në zbulimin e të gjitha tentativave të mëtejshme të korrupsionit. Gjithashtu i përmisojnë performancat (shpejtësinë dhe efikasitetin) në punën tonë, duke shkurtuar dhe thjeshtësuar procedurat dhe avancimi i sjelljes së të punësuarve ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve.
Lart
Pyetje:
A ka të drejtë personi fizik të parashtroj kërkesë në lidhje me denacionalizimin?
Përgjigje:
Agjencia e Kadastrit të Pasurisë së Patundshme (AKPP) nuk është institucion ku parashtohen kërkesat për denacionalizim, edhe pse si organ merr pjesë në vërtetimin e gjendjes faktike të pasurisë së paluajtshme që është objekt i këtij procesi. Institucion kompetent për denacionalizim është Ministria e Financave, Drejtoria për çështje pronësore - juridike deri te e cila parashtrohet kërkesa për denacionalizim.
Lart
Pyetje:
Çfarë është regjistrimi veças dhe çfarë nevojitet për regjistrim veças?
Përgjigje:
Regjistrim veças bëhet për pasuritë e patundshme nëpër sektorët rajonal kadastral ku nuk ka kadastër të pasurisë së patundshme, respektivisht në fuqi është kadastri i tokës. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: - fletëparaqitje në formë të shkruar, - taksë administrative prej 50 denarë, - dëshmi për pagesën e shërbimit në shumë prej: 500 denarë për një parcelë kadastri 150 denarë për një objekt individual në parcelë 500 denarë për banesë në ndërtesë kolektive 1250 denarë për një objekt afarist - bazë juridike për regjistrim, - elaborat gjeodezik. Numrin e llogarisë në të cilën ju duhet të paguani kompenzim për shërbimin e ofruar nga AKPP-ja do ta merrni në sportelin e informacioneve në njësinë rajonale të AKPP-ës ose në internet faqen tonë në fushën “Si deri te shërbimet tona”.
Lart
Pyetje:
Pse kadastri nuk i kryen matjet?
Përgjigje:
Në pajtim me Ligjin për kadastër të pasurisë së patundshme Fleta zyrtare e R.M. nr. 40/2008, punët gjeodezike në terren që lidhen me punët themelore gjeodezike dhe matjet i kryejnë firmat private gjeodezike, respektivisht individ tregtar- gjeodez të autorizuar dhe shoqëri tregtare për punë gjeodezike.
Lart
Pyetje:
Si mund të marr informacione për lëndët e komisioneve të shkallës së dytë?
Përgjigje:
Informacionet në lidhje me procedimet e lëndëve të cilat dërgohen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë – Komisioni për zgjidhje të punëve administrative të shkallës së dytë nga lëmi i matjes, kadastrit dhe regjistrimit të të drejtave mbi pasurinë e patundshme nuk mund të merren nga AKPP-ja, por vetëm nga komisioni në fjalë.
Lart
Pyetje:
A mund të nxirret fletë pronësi në Shkup për pasuri të patundshme që gjendet në tjetër qytet?
Përgjigje:
Momentalisht nuk ekzistojnë mundësi teknike për dhënien e fletave pronësore në Shkup për pasuri të paluajtshme që është regjistruar në sektorët tjerë rajonal. Kjo do të jetë e mundshme kur do të implementohet sistemi i ri elektronik dhe lidhje me të gjitha sektorët në nivel të Republikës së Maqedonisë.
Lart
Pyetje:
Ku mund të marr informacione për procesin e privatizimit të tokës?
Përgjigje:
Informacione lidhur me procesin e privatizimit të tokës ndërtuese, mund të merrni në Drejtorinë e çështjeve pronësore-juridike pranë Ministrisë së Financave.
Lart
në fillim
Pyetje dhe Përgjigje
PARASHTRONI PYETJE