Praktika private gjeodezike
Fillimi i praktikës private gjeodezike për kryerje të punëve gjeodezike operative (në terren) të matjes, konstatimit dhe të mbajturit të kadastrit të pasurisë së patundur dhe të kryerit të punëve gjeodezike të destinimeve të veçanta të lidhura me matjen dhe kadastrin e pasurive të patundshme, për herë të parë është mundësuar me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për matje, kadastër dhe regjistrim dhe të drejtat e pasurisë së patundshme më vitin 2005.
Vendim ligjor të këtillë parashihet edhe në Ligjin e ri të kadastrit të pasurisë së patundshme. Autorizim për gjeodet të autorizuar mund të merr çdo person fizik i cili i plotëson kushtet vijuese:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë,
- të jetë inxhinier i diplomuar i gjeodezisë me më së paku 3 vjet përvojë pune në punët gjeodezike si inxhinier i diplomuar i gjeodezisë,
- të ketë dhënë provimin për autorizim për gjeodet të autorizuar.
Autorizimin për gjeodet të autorizuar e jep Dhoma e gjeodetëve të autorizuar.
Punët gjeodezike të terrenit nga punët themelore gjeodezike, matje në funksion të konstatimit dhe mbajtjes së kadastrit së pasurisë së patundshme, punë të terrenit që u destinohen hartave topografike dhe punët gjeodezike me destinime të posaçme, mund t’i kryejnë tregtarët individ – gjeodet të autorizuar dhe shoqëritë tregtare për punë gjeodezike, të cilët i plotësojnë këto kushte:
- të jenë të regjistruar në regjistrin tregtar kryesisht me veprimtari për kryerje të punëve gjeodezike,
- të kenë të punësuar më së paku dy persona të profilit gjeodez dhe më së paku njëri prej tyre të jetë gjeodet i autorizuar,
- të kenë licencë për kryerje të punëve gjeodezike,
- të jenë të siguruar ndaj përgjegjësisë së dëmit,
- t’i plotësojnë kushtet për lokale dhe pajisje të nevojshme për kryerje të punëve gjeodezike.
Licencë për kryerje të punëve gjeodezike e jep AKPP-ja. Për të marrë licencë për kryerje të punëve gjeodezike paguhet kompenzim.
Punë më të shpeshta të terrenit që i bëjnë tregtarët individ – gjeodet të autorizuar dhe shoqëritë tregtare për punë gjeodezike janë:
-ndarje dhe bashkim të parcelave,
- incizim të ndryshimeve të shkaktuara nga ndërtime dhe anekse të objekteve,
- përgatitje të të dhënave numerike,
- përpunim të elaboratit gjeodezik për regjistrim në kadastarin e pasurisë së patundshme,
- përpunim të elaboratit gjeodezik për punë gjeodezike të destinimeve të veçanta të rëndësishme për të mbajturit e kadastrit të pasurisë së patundshme,
- ekspertiza,
- përshpejtim të bazave gjeodezike me qëllime urbanistike, e tjera.
Për punët e kryera nga gjeodetët privat paguhet kompenzim. Shuma e kompenzimit për shërbimet e kryera nga gjeodetët privat përcaktohet sipas vëllimit dhe punës komplekse, largësia dhe kushtet e terrenit.