Konferencа e Tretë Rajonale për kadastër dhe infrastruktura e njësive hapësinore
22.06 2010
Në periudhën prej 09-11.06.2010 në Beçiq, Mali të Zi është mbajtur konferenca e tretë rajonale për kadastër dhe infrastruktura e njësive hapësinore. Në Konferencë morën pjesë delegacionet e institucioneve kombëtare kadastrore në rajon si:
Instituti Republikan i Republikës së Serbisë, Drejtoria Federale gjeodezike për punë Pronësore-Juridike të Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Republikane Drejtoria Republikane gjeodezike për punë Pronësore-Juridike e Republikës Sërbe - Bosnja dhe Hercegovina, Drejtoria gjeodezike shtetërore e Republikës së Kroacisë, Agjencia për kadastër e Kosovës; Drejtoria gjeodezike e Republikës së Sllovenisë, Agjencia e Shqipërisë për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, Drejtoria gjeodezike e Malit të Zi dhe Agjencia për Kadastër të paluajtshmërisë e Republikës së Maqedonisë.
Në Konferencë moren pjesë edhe përfaqësues nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, edhe atë: përfaqëues nga komisioni Evropian, Banka Botërore, përfaqësues nga Norvegjia, përfaqësues nga GTZ, si dhe të ftuar nga Kirgistani.
Konferenca u hap nga:
- Z. Miqo Orlandiq, drejtor i Drejtorisë gjeodezike e Malit të Zi
- Z. Igor Luksiç, Zëvendëskryetar i Qeverisë dhe Ministër i Financave të Republikës së Malit të Zi
.jpg)
Fjalën e përshëndetse e mori:
- Z. Lupço Georgievski, Drejtori i Agjencisë për Kadastër të paluajtshmërisë e Republikës së Maqedonisë, të cilët i takoi nderi për të përshëndetur pjesëmarrësit në Konferencën Tretë Rajonale për kadastër dhe infrastruktura e njësive hapësinore, në emër të të gjithë drejtorëve e institucioneve kombëtare kadastrore,
- Z. Rajko Kuljaça, Kryetari i komunës së Budvës,
- Znj. Victoria Stanli, një përfaqësues nga Banka Botërore,
- Z. Rumbold Kliv,i Komisionit Evropian në Malin e Zi,
- Z. Jon Muller, një përfaqësues të GTZ dhe
- Z. Heinrik Tilli përfaqësues LGB krahinë e Brandenburgut.
Temat e punës të Konferencës të Tretë Rajonale për kadastër dhe infrastruktura e njësive hapësinore ishin të ndarë në katër sesione, si më poshtë:
- Sesioni i parë ishte për të paraqitur rezultatet e hulumtimit të studimin e bërë në funksion me përpunimin e Studimit të Tretë Rajonale e kadastrës dhe të administrimit të tokës.
Ky sesion u prit nga z. Lupço Georgievski, Drejtori i Agjencisë për Kadastër të patundshmërisë së Republikës së Maqedonisë, dhe në këtë sesioni mori pjesë z. Miodrag Roiq Koordinator, komitit të përhershëm teknik, i cili paraqiti rezultatet e kërkimeve të kryera për studimin e tretë rajonal Kadastëri dhe Administrimi i tokave dhe znj Mirjana Ljumoviq ,ndihmës Drejtoreshë për pasuri të patundshme e Malit të Zi, e cila referoi në Konferencën e Tretë Rajonale - temat dhe perspektivat.
Pastaj pasoi paraqitja e Agjencisë shqipe për regjistrimin e pasurive të paluajtshme Z. Besnik Komo.
- Sesioni i dytë është tematik i dedikuar për shërbimet -e-. Ky sesion i udhëhequr nga z. Nenad Teslla, drejtor i Entit Kombëtar së Republikës së Serbisë. Por në sesionin me prezentimet e tyre u paraqitën institucione të mëdha të rajonit, dhe që pasuan prezentimet e: z. Sasha Gjuroviç, Instituti Kombëtar i Serbisë, znj. Jelena Unger nga Enti gjeodezik shtetëror i Republikës së Kroacisë, z. Tomazh Petek nga Enti gjeodezik shtetëror i Republikës së Sllovenisë, z. Goce Gruevski udhëheqës i IT Departmenti nga Agjencioni i Kadastrës së patundshmërisë së Maqedonisë dhe znj. Mirjana Ljumoviq, Drejtoria gjeodezike për patundshmëri e Malit të Zi.
- Temat të përpunuara në seancën e tretë ishin në lidhje me statusin e rrjeteve të përhershëm në rajon me GNSS dhe e ka udhëhequr Z. Zeljko Obradovic, drejtor i Entit Federal për punë gjeodezike dhe për punë Pronësore-Juridike të Federatës së Bosnje-Hercegovinës. Në këtë sesion u paraqitën: Z. Sashe Dimeski, nga Agjencia për Kadastër të patundshmërisë, z. Vlladimir Milenkoviç, Enti Republikan i Republikës së Serbisë, Z. Marinko Bosiljevac, Enti gjeodezik i Republikës së Kroacisë, z. Novshak Roman nga Enti gjeodezik i Republikës së Sllovenisë, z. Darko Miskovic dhe Nexhat Pashaliq RGU Republika Srëbe dhe Federata e B dheH FGU, z. Murat Meha, nga Agjencia Kadastrore e Kosovës, Z. Besnik Komo nga Agjencia Shqiptare për regjistrimin e pronës, dhe z. Predrag Femiq, nga Drejtoria e të patundshmërisë të Malit të Zi.
.jpg)
- Sesioni i katërt u udhëheq nga z. Tomaz Petek Enti gjeodezik të Republikës së Sllovenisë, dhe prezentimet e tyre ishin të njëjta me z. Paskal Heri, DG ENLARG përfaqësues i cili paraqiti statusin dhe planin e parë për zbatimin e Projektit të Përbashkët Rajonal frymëzim - SDI të Ballkanit Perëndimor INSPIRATION – the SDI for the Western Balkan. Republika e Maqedonisë, Agjencia për Kadastër të patundshmërisë është gjithashtu pjesë e institucioneve të mbuluara nga ky projekt rajonal.
Pëe efektet e projekteve rajonale dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal, foli z. Zhelko Baçiq, drejtor i Entit gjeodezik Shtetëror ë të Republikës së Kroacisë.
Z. Zhelko Obradoviq, drejtor i Entit Federal për punë gjeodezike dhe për punë Pronësore-Juridike të Federatës së Bosnje-Hercegovinës, si një anëtar i Bordit të Eurographics, dha një pasqyrë të shkurtër të aktiviteteve në këtë organizatë ndërkombëtare. Në fund sesioni u mbyll me një prezantim të projekteve të bashkëpunimit të përbashkët mes GTZ-ja, Enti për patundshmëri Malit të Zi dhe LGB krahinë e Brandenburgut, me prezantimin e z. Tilli Heinrik.
Në fund të konferencës u miratuan konkluzione në lidhje me miratimin e një studimi të Tretën për kadastër dhe të dhënat e infrastrukturës hapësinore.
Konstatuar është një përparim i konsiderueshëm në fushën e shërbimeve elektronike dhe GNSS në të gjitha institucionet pjesëmarrëse, duke theksuar në mënyrë të veçantë rëndësinë e madhe të bashkëpunimit dypalësh midis institucioneve në këto zona.
.jpg)
Agjencia Shqiptare për regjistrim u bë anëtare e kësaj Konference Regjionale.
U vendos që konferenca e ardhshme rajonale të mbahet në Republikën e Sllovenisë, në fund të majit ose në fillim të muajit qershor 2011.
Shkup, 15 qershor 2010