NË SHKUP FILLOI ME PUNË KADASTRI -E

31.05 2010

Në Qendrën për kadastër të patundshmërisë  - Shkup në prani të Zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike Vladimir Peshevski, ministri për shoqëri informative Ivo Ivanovski , drejtori i AKP  Lupço Georgievski dhe nëpunësit e Agjencisë u lëshua në përdorim  sistemi elektronik për kadastër për territorin e Qytetit të Shkupit.

 

 

 

      

        "Ky projekt është  kyç për krijimin e një mjedisi efikas të biznesit, veçanërisht në biznesin e pasurive të patundshme, tha Zëvendës kryeministrit Peshevski, ndërsa Maqedonia është ndër vendet e pakta në rajon që arriti të vë në punë një sistem të tillë."


         Sipas ministrit Ivanovski për zbatimin  kadastrës -E futet transparencë më të madhe, efikasitetit dhe përgjegjshmëri të institucioneve para qytetarëve, ndërsa  kursehet koha  e shfrytëzuesve të shërbimeve.

 



 

         "Projekti kushtonte rreth 320.000 €, fonde të siguruara nga buxheti i Kadastrës dhe është bërë me teknologjinë më të sofistikuar nga web firma Igea, tha drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë Lupço  Georgievski, duke theksuar  se është  punuar më pak se dy vjet për këtë projekt.