AKKP-ja e shpërblyer nga Banka Botrore
29.04 2010
Kadastra e Maqedonase - lidere në rajon
Më 13 prill në organizim të Zyrës së Bankës Botërore në Shkup u mbajt konferenca për shtyp në të cilën u publikua lajmi se Projekti Kadastra e pasurisë së patundshme dhe regjistrim i cili implementohet ne AKPP, është një nga 12-të fituesit e garës së tretë me projekte në temë Përmisimi i jetës së njerëzve në Evropë dhe Azinë Qendrore 2010.

Në konkurrencë të 282 projekteve dhe zgjedhje të ngushtë prej 47 nominimeve të projekteve të menduar mirë për rajnin e Evropës dhe Azisë Qendrore u shpërblyen 12 projekte të cilat kanë treguar rezultate të konsiderueshme, të cilat kan shpier në përmisimin e jetës së njerëzve në fusha të caktuara dhe kan kontribuar në reformat në sektorë të caktuar, ndërmjet të cilave edhe përmisimi i sistemit të regjistrimit të pronave.

Prej 12-të projekteve të shpërblyera, projekti Kadastra e pasurisë së patundshme dhe regjistrim i cili implementohet në AKPP është i vetmi projekt i shpërblyer në rajon nga fusha e regjistrimit të pasurisë.
Projekti Kadastra e pasurisë së patundshme dhe regjistrim e cila implementohet në AKPP është shpërblyer për faktin se deri më tani 98% e territorit te R. së Maqedoisë është mbuluar me kadastër të patundshmëris në krahasim me 43% mbulim në fillim të implementimit të projektit. Përqindja e rritur e kadastrës së vendosur të patundshmërive ka sjellë në rritjen e numrit të transakcioneve të regjistruara për 121% si dhe rritjen e numrit të hipotekave për 114% me standard të vendosur të regjistrimit të transaksioneve prej 5 ditëve. Projekti gjithashtu përkrahu vendosjen e praktikës gjeodezike private në Republikën e Maqedonisë.
Ceremoniali i ndarjes së çmimeve do të mbahet më 3 Qershor 2010 në Uashington ku përmes Video-konferencave projekteve të shpërblyera do tu mundësohet që ti ndajnë informatat dhe të shkëmbëjnë përvoja.
Link për Banka Botrore