Informata rreth seminarit njëditor në temën: Problemet në procesin e mbajtjes në kadastrën e patundshmërisë - Hotel Kontinental 12.03.2010

17.03 2010

 

Në organizimin e Agjencisë për kadastër të pasurisë së  patundshme (AKPP) dhe përkrahja e projektit -Zhvillimi i kapaciteteve institucionale të AKPP  të vitit 2009-2013 - i financuar nga Sida (Agjencia Suedeze për Rindërtim dhe Zhvillim),në hotel Kontinental më 12.03.2010 u mbajt trajnim për nënpunësit juristë që punojnë në kadastër, të cilët punojnë në procedurat e regjistrimit të të drejtave të patundshme në Qendër të kadastrës së pasurisë së patundshme -Shkup dhe sektorët rajonal të kadastrës së pasurisë së patundshme (KP) në temën:

- Problemet në procesin e mbajtjes në kadastrën e patundshmërisë.

Qëllimi përfundimtar i këtij trajnimi është koordinimi i veprimeve të të gjithë nënpunësve kadastror të cilët punojnë në procedurat e regjistrimit të të drejtave të patundshme në procedurë të mirëmbajtjes në KP-së ,e njëjta është e  organizuar me praninë e  përfaqësuesve nga Dhoma Noterike,Dhoma e Kryersve, përfaqësues të Gjygjit Themelorë Shkup 2-Shkup dhe Gjykata Drejtuese e Republikës së Maqedonisë.

 

 

 

Në hapjen e seminarit një ditor fjalime përshëndetëse kishte drejtori i AKPP z-ri Lupço Georgievski, z-ri Zllatko Nikollovski ,kryetar i Dhomës Noterike dhe z-ri Antonio Koshtanov , kryetar i Dhomës së Kryersve, ndërsa pjesmarje aktive morën tetëdhjetë të punësuar në AKPP dhe njëzet përfaqësues - të ftuar- nga institucionet e lartëpërmendura.

Konkluzionet nga seminari njëditor ishin se do të krijohet një grup pune mes AKPP-së ,dhomat (kryrësit/noterët ) dhe gjykatat për koordinimin në punë mes këtyre institucioneve dhe në të ardhmen të mbahen takime të rregullta  me qëllim për të përmirësuar shërbimet e ofruara që ju jepen qytetarëve.

Për shkak të rëndësisë,aktualitetit  në temën e seminarit një ditor,shumë media shfaqen interes për ngjarjen  dhe i njëjti ishte i shfaqur si risi në rubrikat informative në shumë media televizive dhe të shkruara.



Sector for International Cooperation, European Integration, Projects and Training